Arrestohet në Bërnjak 31-vjeçari nga Prizreni i dënuar për dhunë në familje
Një 31-vjeçar nga fshati Romajë i Prizrenit, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit për dhunë në familje, është arrestuar në pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas të dhënave të konfirmuara, personi është ndaluar më 17 shtator nga zyrtarët e Policisë Kufitare. Gjatë verifikimit është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një vendim i plotfuqishëm i Gjykatës Themelore në Prizren.
31-vjeçari ishte dënuar me 9 muaj e 20 ditë burgim për veprën penale të dhunës në familje. Arrestimi u bë në kuadër të zbatimit të vendimit gjyqësor.