Avokati i Thaçit: Kishim pyetje për rastin e Allaqit, por nuk na lejuan
Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për rastin e Behajdin Allaqit dhe përmendjen e tij në ditën kur u shpall aktgjykimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Prosper ka pretenduar se gjatë gjithë procesit çështja ishte mbajtur konfidenciale dhe se mbrojtja nuk ishte lejuar të diskutonte publikisht për të.
“Gjatë gjithë procedurës çështjet që kishin të bënin me këtë ngjarje janë mbajtur konfidenciale, sekrete nga publiku”, ka thënë Prosper. Ai ka shtuar se mbrojtja kishte informacione dhe pyetje për marrje në pyetje të kryqëzuar lidhur me çështjen, por nuk i ishte lejuar t’i diskutonte.
Sipas Prosperit, më herët nuk kishte pasur ndonjë urdhër apo vendim të gjykatës që do t’i bënte publike këto informacione ose rrethanat që lidhen me rastin.