Foto: Buja: Dënimi në Hagë ishte goditja më e rëndë e jetës sime

Buja: Dënimi në Hagë ishte goditja më e rëndë e jetës sime

Ramë Buja ka folur për vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e përshkruar atë si goditjen më të rëndë që ka përjetuar në jetën e tij.

“Kam ndarë vdekjen me ta. Ata janë munduar gjithmonë, në çdo rast dhe në çdo moment, t’i respektojnë normat ndërkombëtare të luftës”, ka thënë Buja.

Ai ka shtuar se për të ishte e vështirë të imagjinonte që ish-shokët e tij të luftës të akuzoheshin për ato vepra. “Kjo ka qenë goditja më e rëndë që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”, është shprehur Buja.