Christopher Hill: Nuk besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme
Ish-dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka komentuar dënimin me burg të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u shprehur se nuk beson që Hashim Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.
Hill e vlerësoi lart figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e përshkroi si një komandant të zotë dhe shumë të pjekur për moshën që kishte.
Gjatë intervistës, Hill tha se Thaçi ishte një personalitet i rëndësishëm dhe se ai e kishte kuptuar nevojën që Kosova të ishte në një pozitë më të mirë. Në këtë kontekst, ai theksoi se nuk beson që Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.