Çitaku: Deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Çitaku, përsëriti kërkesën për thirrjen e vazhdimit të seancës, duke thënë se deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit.
Ajo tha se refuzimi për thirrjen e vazhdimit të seancës “përbën një model të sjelljes politike, dhe jo vetëm një incident procedural”.
Çitaku deklaroi se kërkesa e parë zyrtare e PDK-së ishte që më 12 gusht të thirrej vazhdimi i seancës, me qëllim që procesi i konstituimit të Kuvendit të rikthehej në kornizën kushtetuese dhe ligjore.
Ajo gjithashtu akuzoi se “Zoti Dehari po refuzon të veprojë në përputhje me Kushtetutën, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe me rregulloren e Kuvendit”, dhe kërkoi që seanca të thirret sipas kornizës kushtetuese e ligjore.