Daniel Serwer kritikon Specialen: Problemi, sipas tij, është vetë gjykata
Profesori amerikan Daniel Serwer ka kritikuar ashpër Dhomat e Specializuara të Kosovës pas vendimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, duke e cilësuar procesin të padrejtë.
Në analizën e tij, Serwer argumenton se Thaçi dhe të tjerët u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, ky zhvillim ngre pikëpyetje jo vetëm për vendimin, por edhe për vetë institucionin që e nxori atë.
Serwer argumenton gjithashtu se Thaçi nuk kishte autoritet komandues mbi forcat e UÇK-së që kryen krimet dhe se roli i tij gjatë luftës ishte politik dhe komunikues. Kritika e tij e vendos në qendër të debatit drejtësinë e procesit dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.