Daut Haradinaj thotë se ka marrë kërcënime nga ushtarë rusë e serbë
Daut Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë kërcënime nga disa ushtarë rusë dhe serbë. Ish-gjenerali i UÇK-së ka folur për këto mesazhe kërcënuese në një prononcim për Demos.
Haradinaj ka thënë se kërcënimet nuk e kanë shqetësuar shumë dhe se nuk e kanë penguar në veprimtarinë e tij. Ai ka deklaruar se këto veprime nuk i kanë bërë përshtypje të madhe.
“Për të qenë i sinqertë, nuk është që më bëjnë shumë përshtypje. E thashë më herët se ‘qeni që leh nuk të han’, edhe këta për mua janë zagarë”, ka deklaruar Haradinaj.