Foto: Deputetët e PD-së shfaqen në Parlament me stemën e UÇK-së

Deputetët e PD-së shfaqen në Parlament me stemën e UÇK-së

Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar sot në Parlamentin shqiptar me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vendosur në kostumet e tyre.

Vendosja e stemës vjen pas vendimit të një dite më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për të lënë në burg liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetët e PD-së e kanë shfaqur simbolin në ambientet e Parlamentit, duke e lidhur këtë veprim me zhvillimin e fundit në Hagë.