Deri 38°C sot në Kosovë, UV i lartë, shmangni diellin e mesditës
Temperaturat sot në Kosovë pritet të arrijnë deri në 38°C, ndërsa moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik, nuk parashihen reshje gjatë ditës.
Indeksi i rrezatimit ultraviolet do të jetë i lartë, ndaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet priten të jenë 32 deri në 38°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s, me përforcime të përkohshme lokalisht.