Foto: Edhe dhjetë ditë deri te aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe dhjetë ditë deri te aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri në momentin vendimtar në Hagë, ku Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të shpallin aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Verdikti për katër ish-drejtuesit e UÇK-së do të bëhet publik më 16 shtator, në orën 10:00. Shpallja vjen pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vite.

Aktgjykimi i pritshëm shënon fazën përfundimtare të procesit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa data e caktuar në Hagë po afron.