Foto: Diaspora paralajmëron protesta në Evropë dhe Kanada pas vendimit të Hagës

Diaspora paralajmëron protesta në Evropë dhe Kanada pas vendimit të Hagës

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë paralajmëruar në disa vende të Evropës dhe në Kanada, pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Kanada dhe Austri, ndërsa diaspora ka njoftuar për mobilizim kundër vendimit të Hagës.

Njëra prej protestave pritet të mbahet të shtunën në Köln të Gjermanisë, në Köln HBF. Tubimi është paraparë të nisë në orën 20:00.