Një ditë pas aktgjykimit në Hagë, reagon djali i Kadri Veselit
Një ditë pas aktgjykimit në Hagë, Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram.
Reagimi i tij vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
Duke folur për gjendjen e familjes pas vendimit, Klestor Veseli ka thënë: “Doja të ishim të përgatitur për gjithçka”. Aktgjykimi i shkallës së parë ishte shpallur më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.