Dogana ndalon tentativën për kontrabandim në Vërmicë, mallra rreth 4 mijë euro
Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për kontrabandim në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që po hynte në territorin e Kosovës.
Zyrtarët doganorë gjetën mallra të padeklaruara, përfshirë një aparat të ri kafeje dhe produkte të tjera të shoqëruara me faturë. Sipas të dhënave të Doganës, vlera e përgjithshme e mallrave arrin në rreth 4 mijë e 100 euro.
Për rastin janë ndërmarrë veprimet e parapara ligjore dhe janë iniciuar procedurat përkatëse.