Dua Lipa publikon mesazhin e saj pas aktgjykimit në Hagë
Dua Lipa ka reaguar në Instagram pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Këngëtarja me origjinë kosovare ka publikuar flamurin e UÇK-së, së bashku me mesazhin “Liria ka emër”. Reagimi i saj vjen pas vendimit të gjykatës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në publikimin e saj, Dua Lipa ka përfshirë edhe të dhëna që u referohen viktimave të luftës në Kosovë, përfshirë të vrarët, të masakruarit dhe personat e dëbuar nga Kosova gjatë vitit 1999.