Foto: Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës: “Askush nuk ka të drejtë ta njollosë UÇK-në”

Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës: “Askush nuk ka të drejtë ta njollosë UÇK-në”

Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke deklaruar: “Askush nuk ka të drejtë ta njollosë UÇK-në”. Reagimi i këngëtares me famë botërore vjen pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale dënoi me një total prej 81 vitesh burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ylli i muzikës e ka shpërndarë në Instagram postimin e publikuar fillimisht nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.