Foto: Dyshim për vrasje në tentativë në Batllavë, 64-vjeçari në mbajtje

Dyshim për vrasje në tentativë në Batllavë, 64-vjeçari në mbajtje

Një 64-vjeçar ka përfunduar në mbajtje nën dyshimin për vrasje në tentativë në Batllavë të Podujevës, pasi kushëriri i tij e denoncoi se kishte shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të tij.

Rasti lidhet me të shtënat e dyshuara në malet e Batllavës. Sipas denoncimit, arma e përdorur dyshohet se ka qenë pushkë gjuetie, ndërsa 64-vjeçari është ndaluar për procedurat e mëtejme lidhur me rastin.

Gjatë veprimeve në vendngjarje, Policia ka gjetur një gëzhojë. Megjithatë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur arma e dyshuar.