Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tre muajshe në Demiraj të Gjilanit

Në Demiraj të Gjilanit, nesër do të varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tre muajshe, të cilët u gjetën pa shenja jete pas ngjarjes tragjike të së dielës.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit për dy viktimat do të mbahet nesër, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj.

Në kuadër të hetimeve për rastin, babai i 27-vjeçarit, Brahim Demiri, 65 vjeç, është arrestuar si i dyshuar. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.