Foto: E njëjta kravatë e Hashim Thaçit u shfaq në dy momente historike

E njëjta kravatë e Hashim Thaçit u shfaq në dy momente historike

Një detaj i veçantë tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë më 16 shtator. Ai u paraqit në seancën e Dhomave të Specializuara të Kosovës me të njëjtën kravatë që kishte veshur në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Kravatën Thaçi e kishte mbajtur më 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë. Pas vitesh, e njëjta veshje u shfaq sërish në një seancë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Detaji lidhi dy momente të rëndësishme për Thaçin: ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë dhe paraqitjen e tij në Hagë në ditën e dënimit. Kravata u vu re gjatë paraqitjes së tij më 16 shtator.