Foto: Edon Zhegrova shënon golin e parë me Juventusin në Serie A

Edon Zhegrova shënon golin e parë me Juventusin në Serie A

Edon Zhegrova ka shënuar golin e tij të parë me Juventusin në Serie A, në ndeshjen ndaj Sassuolos të vlefshme për javën e katërt të kampionatit.

Futbollisti kosovar realizoi golin e barazimit për Juventusin, duke e çuar rezultatin në 1:1. Goli shënon një moment të veçantë për Zhegrovën, pasi është i pari i tij me fanellën e klubit italian.

Juventusi e barazoi kështu rezultatin ndaj Sassuolos, ndërsa Zhegrova u bë autori i golit që riktheu ekipin në lojë gjatë kësaj përballjeje në Serie A.