Ekstradohet në Kosovë Mertion Shaqiri, dërgohet në paraburgim
Raportohet se Mertion Shaqiri është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë më 12 gusht, rreth orës 23:00, përmes Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari dhe, pas përfundimit të procedurave në aeroport, është dërguar direkt në paraburgim.
Bëhet fjalë për Mertion Shaqirin, rreth 29 vjeç; ndaj tij raportohet se ishin aktive tri urdhërarreste.
Pas formaliteteve në aeroport, Shaqiri është dërguar në paraburgim. Personat e përmendur prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë.