Endrit Thaçi pas vendimit në Hagë: “Kjo betejë nuk ka mbaruar”
Endrit Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke deklaruar se “kjo betejë nuk ka mbaruar”. Ai është djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Instagram, Thaçi falënderoi shqiptarët që udhëtuan dhe pritën me orë të tëra për vendimin. Mirënjohje të veçantë ai shprehu për ata që, sipas tij, nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit.
“Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj”, shkroi ai, duke shtuar se ata që qëndruan të bashkuar do të vazhdojnë përpara me kokën lart dhe me dinjitet.