Erblin Osmani pas ftesës së Kosovës: Gjithmonë kam dashur të luaj
Erblin Osmani ka folur për emocionet pas grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, duke shprehur krenarinë për mundësinë që t’i përfaqësojë “Dardanët”. “Gjithmonë kam dashur të luaj për Kosovën. Jam shumë krenar që mund të luaj dhe që e kam këtë mundësi”, ka thënë ai.
17-vjeçari, i cili është pjesë e Bayern Munichut, është ftuar nga trajneri i Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas mbërritjes në Prishtinë, Osmani ka treguar se përfaqësimi i Kosovës ka qenë një dëshirë e tij prej kohësh.
Osmani ka shprehur edhe synimin që me Kosovën të arrijë suksese të mëdha, duke vlerësuar potencialin e ekipit. Ai ka falënderuar personat dhe klubin që, sipas tij, e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit drejt Kombëtares.