Flakët pushtojnë Halkidikin, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit
Flakët kanë pushtuar Halkidikin në Greqi; autoritetet kanë urdhëruar evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit dhe kërkojnë largimin e banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonë.
Zona turistike e Halkidikit është përfshirë nga një zjarr masiv që po i afrohet zonave të banuara në bregdet.
Autoritetet greke njoftuan, përmes sistemit 112, evakuimin urgjent të të gjithë banorëve dhe turistëve në zonën e Sivirit.