Foto: Flamuri i madh i UÇK-së shpaloset në sheshin e Prishtinës

Flamuri i madh i UÇK-së shpaloset në sheshin e Prishtinës

Flamuri i madh kombëtar me stemën e UÇK-së është shpalosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qindra qytetarë janë mbledhur para protestës së paralajmëruar për orën 21:00.

Protesta është paralajmëruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur para orarit të protestës, ndërsa turma është bërë pjesë e pamjes kryesore në shesh.

Nga turma janë dëgjuar brohoritjet “UÇK” dhe “Liri për çlirimtarët”, ndërsa flamuri i madh është vendosur në hapësirën qendrore të Prishtinës.