Foto: Gjykata amerikane urdhëron rikthimin e lotarisë së Green Card-it për 2027

Gjykata amerikane urdhëron rikthimin e lotarisë së Green Card-it për 2027

Një gjykatë federale në San Diego ka urdhëruar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, ta rikthejë procesin e regjistrimit për lotarinë e vizave të diversitetit për vitin 2027, e njohur gjerësisht si lotaria e Green Card-it.

Sipas vendimit të gjyqtares Jinsook Ohta, nga Gjykata e Qarkut e SHBA-së për Distriktin Jugor të Kalifornisë, regjistrimi duhet të hapet deri më 18 tetor dhe të vazhdojë deri më 19 nëntor.

Vendimi i gjykatës urdhëron administratën Trump të rikthejë një proces që u mundëson aplikantëve të marrin pjesë në programin e vizave të diversitetit për vitin 2027. Lotaria e Green Card-it lidhet me përzgjedhjen për leje qëndrimi të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.