Foto: Gjykata rikthen në punë Agim Pllashnikun, anulon shkarkimin e "Ibër-Lepenc"

Gjykata rikthen në punë Agim Pllashnikun, anulon shkarkimin e “Ibër-Lepenc”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së Agim Pllashnikut dhe ka urdhëruar rikthimin e tij në detyrë.

Me aktgjykimin e 28 korrikut 2026, gjykata ka anuluar vendimet e ndërmarrjes për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe ka obliguar “Ibër-Lepencin” ta kthejë Pllashnikun në vendin e punës si zyrtar i autoparkut, në përputhje me kushtet e kontratës së tij.

Pllashniku ishte shkarkuar më parë pas një përplasjeje me Fitore Pacollin. Në padinë e tij ai kërkoi rikthimin, dhe gjykata e pranoi kërkesën duke anuluar vendimet e ndërmarrjes.

Aktgjykimi obligon ndërmarrjen të veprojë në përputhje me kushtet e kontratës dhe të zbatojë vendimin gjyqësor për kthimin e tij në detyrë.