Foto: Gjykata spanjolle nis hetim penal pas hyrjes së mbi 70 mijë migrantëve në Ceuta

Gjykata spanjolle nis hetim penal pas hyrjes së mbi 70 mijë migrantëve në Ceuta

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka nisur hetim penal lidhur me hyrjen masive të migrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, ku në fund të korrikut kaluan mbi 70 mijë persona nga Maroku drejt territorit spanjoll.

Vendimi i gjykatës lidhet me përmasat e jashtëzakonshme të kalimit në Ceuta dhe me dyshimet për veprime kriminale të kryera jashtë territorit të Spanjës.

Gjykatësja hetuese María Tardón tha se ekzistojnë baza për të dyshuar se këto veprime kanë cenuar rëndë integritetin territorial të Spanjës.