Grenell rishpërndan foton e Bleonës me mesazhin për Hashim Thaçin

Pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka tërhequr vëmendje me një postim në InstaStory.

Grenell ka rishpërndarë një fotografi të këngëtares shqiptare Bleona Qereti, e cila shihet e veshur me një bluzë me mbishkrimin “I love Hashim Thaçi”. Përmes kësaj fotografie, Qereti ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rishpërndarja e fotografisë nga Grenell vjen në mesin e reagimeve të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.