Gruda: Votimi i presidentit nuk duhet të kushtëzojë ligjin për Specialen
Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kërkohej në këmbim të votimit të ligjit për Gjykatën Speciale.
Qëndrimi i tij lidhet edhe me mundësinë e votimit të një ligji për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Gruda tha se shpreson që votimi i presidentit të mos kërkohet si kusht për këtë ligj.
Sipas Grudës, edhe nëse një kërkesë e tillë bëhet, PDK-ja është në gjendje të bëjë gjithçka për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.