Haradinaj e quan jokushtetuese seancën e 9 shtatorit
Ramush Haradinaj e ka quajtur jokushtetuese seancën e thirrur për 9 shtator, duke thënë se mandatet e deputetëve tashmë janë djegur. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se çdo veprim i deputetëve në këtë seancë do të ishte jokushtetues.
I pyetur për seancën, Haradinaj tha se partia fituese nuk e ka konstituuar Kuvendin dhe se, për këtë arsye, mandatet e deputetëve janë djegur. Ai shtoi se edhe shpenzimet për zgjedhjet janë djegur.
“Ne nuk jemi deputetë, unë s’kam mandat më. Me shku në një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet”, tha Haradinaj. Sipas tij, mandati i parë është djegur, ndërsa mandati i dytë është djegur të shtunën, më 5 shtator.