Haradinaj kritikon heshtjen pas verdiktit të Speciales: “S’kemi shtet”
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Haradinaj tha se mungesa e një reagimi institucional vjen, sipas tij, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shteti. “Sepse s’kemi shtet, o vëlla”, është shprehur ai gjatë komentimit të zhvillimeve pas verdiktit.
Ai kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kishte ardhur në pushtet me premtimin për ndërtimin e shtetit. Për opozitën, Haradinaj tha se po merret me interesat e veta.