Haziri i përgjigjet Kurtit: ‘Ka me ju dalë tymi herët a vonë’
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, lidhur me propozimet ndaj LDK-së. Në reagimin e tij në Facebook Haziri përdori shprehjen: “Ka me ju dalë tymi herët a vonë”.
Haziri shkroi se Vetëvendosje është në një situatë kontraverse dhe solli shembullin e ndryshimit të qëndrimeve të kryetarit të saj. Ai theksoi se deri dje po flitej ndryshe, ndërsa tash po ndryshojnë fjalët dhe ofertat.
Nënkryetari i LDK-së pohoi se partia e tij u tërhoq nga procesi i bashkëpunimit, si masë kundër shkaktimit të proceseve politike. Haziri gjithashtu shkroi se LDK-ja e mban fjalën për president konsensual, por konstituimi i Kuvendit mbetet hapi kryesor për të pasur president dhe qeveri.