Hoti: Ishim kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ai dhe disa anëtarë të tjerë të partisë ishin kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri. Qëndrimi i tyre, sipas Hotit, lidhej me mënyrën se si duhej të arrihej një marrëveshje politike.
Hoti tha se, pavarësisht kundërshtimit për pjesëmarrjen në Qeveri, ai dhe anëtarët e tjerë e kishin mbështetur plotësisht përpjekjen për një marrëveshje që do t’i mundësonte vendit të krijonte institucionet dhe LDK-së të propozonte kandidatin për president.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Hoti tha se kjo kërkesë nuk u realizua. Sipas tij, kryetari i LDK-së i kishte njoftuar se nuk kishte dakordim për marrëveshjen politike. “Unë dhe disa të tjerë kemi qenë kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri, por kemi mbështetur plotësisht kërkesën që të arrijmë një marrëveshje për t’i dhënë vendit institucione dhe që kandidati për president të jetë nga LDK-ja”, tha Hoti.