Foto: Pas 27 vitesh identifikohen mbetjet e Salih Mëziut, nëntë familjarë ende të zhdukur

Pas 27 vitesh identifikohen mbetjet e Salih Mëziut, nëntë familjarë ende të zhdukur

Pas 27 vitesh, analizat e ADN-së kanë konfirmuar se mbetjet mortore të Salih Mëziut janë gjetur në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut. Nëntë pjesëtarë të tjerë të familjes së tij vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Identifikimi lidhet me tri mbetje mortore të gjetura në këto lokacione, të cilat u përkasin personave nga grupi i njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Bëhet fjalë për aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer më 19 prill 1999.

Tomor Mëziu, djali i Salih Mëziut, tha se zemrat e familjes mbeten të thyera, ndërsa presin identifikimin edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Familja Mëziu kishte gjithsej 10 pjesëtarë të zhdukur në kuadër të “Grupit të Intelektualëve”. Identifikimi i Salih Mëziut ka sjellë një përgjigje për fatin e tij, por nëntë familjarë të tjerë ende mbeten pa u identifikuar.