Idriz Rrecaj identifikohet pas 27 vitesh përmes ADN-së
Pas 27 vitesh pritje, Idriz Rrecaj është identifikuar përmes analizave të ADN-së. Identifikimi i tij është bërë pas gjetjes së mbetjeve mortore në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Rrecaj është njëri nga tre viktimat që janë identifikuar nga mbetjet mortore të gjetura në këto lokacione, në veri të vendit.
Konfirmimi i identitetit është bërë përmes analizave të ADN-së, pas një pritjeje 27-vjeçare për të mësuar fatin e tij.