Foto: Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte, rrezik për jetën e punëtorëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte, rrezik për jetën e punëtorëve

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte, pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Ndalimet u vendosën pas kontrolleve të kryera në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, ku inspektorët evidentuan parregullsi të mëdha në kushtet e punës dhe moszbatim të dispozitave ligjore.

Për këtë arsye, IQP ka urdhëruar që punimet të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta; rifillimi do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë përmbushjen e kërkesave ligjore dhe standardeve të sigurisë. Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve.