Foto: Irani pret përgjigjen amerikane pasi Trump refuzoi planin për Hormuzin

Irani pret përgjigjen amerikane pasi Trump refuzoi planin për Hormuzin

Irani ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump refuzoi propozimin e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar brenda shtatë ditësh. Teherani ka bërë të ditur se tani do të presë përgjigjen zyrtare të negociatorëve amerikanë.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e konfirmoi refuzimin përmes një postimi në Telegram. Ai e akuzoi Trumpin se më herët kishte bërë deklarata kontradiktore lidhur me situatën.

Sipas qëndrimit të Araghchit, Irani është në pritje të qëndrimit përfundimtar të Shteteve të Bashkuara, i cili pritet t’i përcillet përmes ndërmjetësve. Pas marrjes së këtij qëndrimi, Teherani do ta marrë vendimin e tij.

Trump kishte deklaruar se propozimi iranian nuk ishte i pranueshëm, duke thënë se Teherani kërkonte një marrëveshje për hapjen e menjëhershme të ngushticës.