Foto: Ish-prokurori i Hagës e quan të paprecedentë përmendjen e shtatë emrave

Ish-prokurori i Hagës e quan të paprecedentë përmendjen e shtatë emrave

Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Geoffrey Nice, e ka cilësuar të paprecedentë mënyrën se si shtatë ish-pjesëtarë të UÇK-së janë përmendur në aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Shtatë emrat e përmendur janë: Brahimaj, Limaj, Sylejman Selimi, Mustafa, Gashi, Buja dhe Geci. Nice ka komentuar këtë çështje në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Nice, në aktgjykime të rasteve të tilla mund të përmendet se një person ka vepruar “në kuadër të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me persona të panjohur”. Ai e ka veçuar si të pazakontë mënyrën se si këta shtatë emra janë përfshirë në aktgjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.