Foto: Ismaili i PDK: Ftesa e Haxhiut është manipulim, PDK s’do të marrë pjesë

Ismaili i PDK: Ftesa e Haxhiut është manipulim, PDK s’do të marrë pjesë

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, deklaroi në një konferencë për media se letra e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejtuar partive parlamentare shqiptare është një “tentim i manipulimit të radhës” dhe njoftoi se PDK nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar.

Ismaili akuzoi Haxhiun se po përpiqet të manipulojë kryeministrin Albin Kurti përmes shtyrjes së afateve lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Haxhiu më mirë kishte pasur me i dërguar letrën Avni Deharit, pasi, sipas tij, çdo pushtet bazohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili është i suspenduar.

Në përfundim të konferencës Ismaili u shpreh: “Po ju themi, ejani në Kuvend mos ikni”, duke ftuar partitë të qëndrojnë në Kuvend dhe duke konfirmuar se PDK do të qëndrojë jashtë takimit të thirrur.