Izraeli paralajmëron mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalem
Izraeli ka paralajmëruar mbylljen e konsullatës së Mbretërisë së Bashkuar në Jerusalem, në një zhvillim të ri diplomatik që lidhet me masat e ndërmarra nga Britania e Madhe.
Njoftimin e ka bërë ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, i cili ka deklaruar se konsullata britanike në Jerusalem do të mbyllet.
Vendimi paraqitet si kundërpërgjigje ndaj masave britanike për produktet dhe aktivitetet e lidhura me vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.