Foto: Kapiteni i FSK-së renditet ndër më të dalluarit në kursin special në SHBA

Kapiteni i FSK-së renditet ndër më të dalluarit në kursin special në SHBA

Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, E.V., është vlerësuar ndër pjesëmarrësit më të dalluar në Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, pas përfundimit me sukses të programit në SHBA.

Trajnimi u zhvillua në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”. Programi zgjati më shumë se tetë muaj, nga janari deri në shtator të vitit 2026, dhe ishte i fokusuar në përgatitjen e pjesëtarëve të Forcave Speciale amerikane.

Në përfundim të kursit, kapiteni i FSK-së mori titullin “Distinguished Honor Graduate”, duke u renditur ndër pjesëtarët me performancën më të lartë gjatë trajnimit.

Arritja paraqet një sukses profesional për FSK-në në fushën e operacioneve speciale dhe në zhvillimin e kapaciteteve përmes bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të SHBA-së.