Foto: Katër gjyqtarët që pritet të shpallin sot aktgjykimin në Hagë

Katër gjyqtarët që pritet të shpallin sot aktgjykimin në Hagë

Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, Gjykata Speciale në Hagë pritet ta shpallë sot, në orën 10:00, aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimi do të shpallet nga Trupi Gjykues II, i përbërë nga tre gjyqtarë me të drejtë vote dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit gjykues është amerikani Charles L. Smith III.

Anëtarë të trupit gjykues janë gjermani Christoph Barthe dhe zvicerani Guénaël Mettraux. Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është caktuar si gjyqtar rezervë.

Aktgjykimi i pritshëm lidhet me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa shpallja e tij është paraparë të bëhet gjatë seancës së sotme në Hagë.