Foto: Kosovari kapet me patentë shoferi të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Kosovari kapet me patentë shoferi të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Një kosovar është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Rasti është raportuar mbrëmjen e së martës.

Sipas njoftimit të policisë, patenta u zbulua gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit. I dyshuari e kishte paraqitur dokumentin gjatë këtij kontrolli, ndërsa dyshimet lidhen me autenticitetin e tij.

Me urdhër të prokurorit, patenta është konfiskuar për procedura të mëtejshme. I dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.