KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët: mos përdorni ujin as për pije e as për ushqim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU Prishtina) njofton banorët e fshatit Miradisë së Ulët që, deri në një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin as për pije e as për ushqim.
Sipas njoftimit, gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit, gjë që detyroi KRU Prishtina të ndalojë përdorimin e tij.
KRU Prishtina bën të ditur se masa do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin se uji është i sigurt për konsum; banorët do të njoftohen me kohë për çdo informacion të ri.