Foto: Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje për presidentin

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje për presidentin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takuan sonte për të diskutuar zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

Pas përfundimit të bisedimeve, Kurti tha shkurt: “Kur të kemi rezultate prej anës sonë, kemi lajme për juve”. Deklarata e tij la të kuptohet se palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për një emër konsensual për kreun e shtetit.

Kurti dhe Abdixhiku ishin takuar edhe të mërkurën, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.