Foto: Kurti zbulon ofertën: Nëse Konjufca president, LDK merr zëvendëskryeministrin dhe 4 ministra

Kurti zbulon ofertën: Nëse Konjufca president, LDK merr zëvendëskryeministrin dhe 4 ministra

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se i ofroi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, dy alternativa për ndarjen e posteve të qeverisë: nëse Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president, LDK-ja do të merrte zëvendëskryeministrin dhe katër ministra; në rast se presidenti zgjidhet me konsensus, LDK-ja do të merrte zëvendëskryeministrin dhe tre ministra.

Kurti tha se oferta u ripërsërit tani, pasi, sipas tij, LDK-ja e refuzoi pozitën e kryeparlamentarit, të cilën, siç vuri në dukje, “s’është pak”. Ai shtoi se kjo alternativë e ndarjes së posteve ekziston që nga pranvera dhe u rikthye në negociata.