Foto: Kurti: Është absurde që Ura e Ibrit të mbahet e mbyllur, takohem me Ulutashin sot

Kurti: Është absurde që Ura e Ibrit të mbahet e mbyllur, takohem me Ulutashin sot

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e quajti të “absurdë” masën e mbajtjes së Urës së Ibrit të mbyllur dhe njoftoi se do ta diskutojë çështjen sot në një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, i planifikuar për pasditen.

Kurti tha se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in rreth situatës për urën dhe se edhe Ministria e Brendshme është pjesë e komunikimit të përditshëm për këtë çështje.

Duke folur për gjendjen në veri, ai theksoi se mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur ka humbur sens, veçanërisht pas ndërtimit të urave të reja në zonë, ndërsa sipas tij qytetarët kanë përdorur lirshëm urat e reja pa një rritje të incidenteve.

Kryeministri paralajmëroi se çështja e hapjes së Urës së Ibrit do të jetë pjesë e diskutimeve gjatë takimit me Ulutashin dhe se pritet të ketë bisedime për mënyrën e menaxhimit të situatës.