Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se një aktgjykim nuk mund ta rishkruajë historinë e një populli dhe as ta barazojë agresorin me viktimën.
Me këtë deklaratë, Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur qëndrim të përbashkët lidhur me vendimin e Hagës dhe me mënyrën se si ai e trajton historinë e luftës së UÇK-së.