Lushaku-Sadriu: 200 mijë nxënës ende pa datë për tekstet shkollore
Katër ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për vonesat në sigurimin e teksteve shkollore.
Lushaku-Sadriu ka thënë se rreth 200 mijë nxënës të klasave 1-9 ende nuk e dinë se kur do t’i kenë librat. Sipas saj, prindërit presin subvencionet për blerjen e teksteve shkollore.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja ka deklaruar se edhe ky vit shkollor po nis me vonesa dhe pasiguri. Ajo ia ka atribuar përgjegjësinë për këtë situatë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.