Foto: Mbi 1 mijë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal

Mbi 1 mijë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal

Më shumë se 1,000 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin dhe Tibetin, ndërsa një pjesë e madhe e të zhdukurve janë turistë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Nepal njoftoi të enjten se 823 persona vijojnë të jenë të pakontaktueshëm, më shumë se 24 orë pas katastrofës.

Bilanci i të zhdukurve e bën situatën veçanërisht të rëndë, pasi përfshin një numër të madh turistësh mes personave me të cilët nuk është vendosur ende kontakti.